Blloku i Termocentralit A4 do të dele sonte në mesnatë nga prodhimi me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kaldajë, njofton Korporata Energjetike e Kosovës.
Në njoftim thuhet se rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.
Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër për datën 16.10.2022.
Për zhvillimet e reja opinioni do të njoftohet me kohë, thuhet në njoftimin e KEK-ut.