Ministria e Arsimit Shekncës dhe Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se të shtunave do të mbahet mësimi nga klasa e parë e deri në klasën e tetë, por këtë gjë e ka kundështuar SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve,.
Sot ditën e shtunë shumica e nxënësve sidomos në Prishtinë nuk kanë shkuar në shkolla, duke respektuar kështu rekomandimet e Këshillit të Prindërve.
Ndërsa MASHT-i ka njoftuar se në disa shkolla një numëri i vogël i nxënësve po e vijojnë mësimin.
E, në lidhje me vijimin e mësimit ditën e shtunë media ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e SBASHK-ut, por ai ka njoftuar përmes një mesazhi se gjatë ditës së sotme SBASHK-u do të mbajë takimin e radhës online dhe do të ketë raporte nga komunat.