Tentoi ta ‘poshtëroj’ Kurtin, vjen ‘goditja’ ndaj Ramës: Dy herë në javë vjen avioni privat nga Dubai në Tiranë!

Aktuale

Tentoi ta ‘poshtëroj’ Kurtin, vjen ‘goditja’ ndaj Ramës: Dy herë në javë vjen avioni privat nga Dubai në Tiranë!

Nga: A.M Më: 15 tetor 2022 Në ora: 18:41
Edi Rama dhe Albin Kurti

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar videon virale, në të cilën shihet Edi Rama duke ia mbyllur sytë Albin Kurtit.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se ajo që ndodhi në Berlin është ngjarja e fundit e pistë që publikon Edi Rama për "ta poshtëruar" Albin Kurtin.

“Vetëm me Vuciq dhe Erdogan nuk luan dot! Sepse me ta ka bërë pazare. Me Kurtin dhe Europën nuk bën dot pazare. E kur Rama nuk ndjehet peng, nuk njeh limite”, shkroi profesori.

Madje, Bytyçi përmendi edhe një avion privat që vjen dy herë në javë nga Dubai në Tiranë!

Postimi i plotë

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama përpiqet ta marrë nën sqetull kryeministrin Kurti. Dje në Berlin ai i shkoi tinzash nga mbrapa dhe ia mbylli sytë, gjojë në imitim të lojës së kalamajve kuakafshehtas. Por më parë ai e ka rrëmbyer papritmas me krahun e tij dhe gati sa nuk e ka mbështetur plotësisht nën sqetullën e vet. Herë tjetër ia ka plasuar përballë papritur sërishmi në zyrë një aktor të njohur francez, i cili mbahet mend për simbolikën e ikjes nga vendi i tij për t'u strehuar në Rusi si shtetas me dekret të presidentit Putin. Ndërsa herë tjetër ka bërë batuta karshillëku prej eprori kundër zotit Kurti.

Pra, ajo që ndodhi në Berlin është ngjarja e fundit e pistë që publikon Edi Rama për "ta poshtëruar" Albin Kurtin. Kishte porositur që të regjistrohej në Tik-Tok! Pra, ishte e planifikuar për efekt publik! Për t'i thënë Albinit se "Unë jam vëllai i madh për ty dhe Vuciq është Bigbrather për ne të dy"! Simbolika është shumë e qartë. Rama dëshiron t'u thotë gjithashtu përkrahësve të tij se ai është aq i fuqishëm sa mund të luajë me këdo, me Kurtin, me KiE-në, me Brukselin! Vetëm me Vuciq dhe Erdogan nuk luan dot! Sepse me ta ka bërë pazare. Me Kurtin dhe Europën nuk bën dot pazare. E kur Rama nuk ndjehet peng, nuk njeh limite.

Europianëve ua bën mirë. Ata kanë mijëra fakte të implikimit të Edi Ramës në afera korruptive e kriminale dhe i mbajnë fshehur. Sepse llogarisin interesat e tyre. P.sh nuk dihet se pse një avion privat vjen dy herë në javë nga Dubai në Tiranë! Europianët e dijnë dhe heshtin.

Po kryeministri Kurti dhe Kosova ccfarë taksirati kanë që Rama të tallet me ta?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat