Fillon festivali “Suhareka na bashkon”

Aktuale

Fillon festivali “Suhareka na bashkon”

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 19:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ne Festival

Suhareka është duke organizuar sot festivalin “Suhareka na bashkon”.

Festivali në fjalë, është i pari i llojit të vet, i cili organizohet për personat me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, fillimin e këtij festivali e ka lajmëruar edhe i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

“Ka filluar festivali i parë dhe më i veçanti- “Suhareka na Bashkon”” ka shkruar kryetari i Suharekës.

Muharremaj ka ndarë disa fotografi nga ky festival, i cili po ndiqet nga afër edhe prej kryeministrit Albin Kurti.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat