“Hup bre, zhduku!”/ Xhevdet Pozhari reagon ashpër pas këtij deklarimi të Rrahman Jasharajt

Aktuale

“Hup bre, zhduku!”/ Xhevdet Pozhari reagon ashpër pas këtij deklarimi të Rrahman Jasharajt

Nga: A.M Më: 16 tetor 2022 Në ora: 07:50
Xhevdet Pozhari

Gjatë ditës së djeshme, sërish ka pasur përplasje mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, kjo për shkak të orëve zëvendësuese.

Ishte Jasharaj ai që kritikoi mësimëdhënësit të cilët mbajtën mësim gjatë ditës së shtune, me që rast e përfillën vendimin e ministrisë së Arsimit.

Ishte analisti Xhevdet Pozhari ai i cili reagoi ashpër ndaj Jasharajt, duke iu drejtuar me fjalët hup bre, zhduku!

“Mësimdhënësit nuk janë pronë as e sindikatës, as e ministrisë. Janë veç në shërbim të edukimit të brezave të rinj”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Shumica e mësimdhënësve zhvilluan sot mësimin, Rrahman Jasharaj paska reaguar kundër tyre.

Hup bre, zhduku! Mësimdhënësit nuk janë pronë as e sindikatës, as e ministrisë.

Janë veç në shërbim të edukimit të brezave të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat