Ish-zëvendëskryeministri dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka qëndruar për vizitë në Hagë ku është takuar me ish-drejtuesit e UÇK-së.
“Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj”, ka njoftuar Kelmendi në Facebook, i cili ka treguar edhe arsyen pse nuk është takuar me Jakup Krasniqin.
“Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi”.
Qëllimi i vizitës sipas Kelmendit ishte mbështetja për ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së për të përballuar “izolimin e padrejtë të tyre”.
Ai ka dhënë detaje edhe për gjendjen e tyre shëndetësore dhe emocionale.
“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së”.
Afaristi ka përcjellë edhe përshëndetjet e tyre.
“Përcjell me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar. Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin”, ka shkruar tutje Kelmendi.