Kosova, si duket edhe për një kohë të gjatë nuk do të marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja.
E për këtë mos liberalizim, kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se BE-ja nuk po na do si turist, por si punëtorë krahu.
Prandaj, ai shton se, në vend të vizave turistike, qytetarët do të marrin viza pune.
“Mos u brengosni për mos Liberalizimin e Vizave, sepse në vend të Vizave Turistike do të merrni Viza Pune!
Si duket BE-ja nuk na don si turistë por si punëtor krahu!”, shkruan Kurti në facebook.