Kryetari Glauk Konjufca priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë​

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë​

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:09
Pamje nga takimi i Kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca me Sergio Souza Pinto

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto.

Kryetari Konjufca u shprehu mirënjohje deputetëve portugezë për ndihmën dhe përkrahjen e deritashme që Portugalia i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit njëherësh kërkoi vazhdiminin e kësaj përkrahjeje për liberalizimin e vizave dhe për proceset euro-integruese që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit portugez, Sergio Sousa Pinto, pasi e falënderoi për pritjen, e njoftoi kryetarin Konjufca lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes Grupit të Miqësisë i cili, siç bëri të ditur, pritet që së shpejti të formohet në kuadër të Parlamentit të Portugalisë. Pinto po ashtu konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. 

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat