Hamiti: LDK po përgatitet për fitore në zgjedhjet nacionale

Aktuale

Hamiti: LDK po përgatitet për fitore në zgjedhjet nacionale

Nga: N.E. Më: 17 tetor 2022 Në ora: 20:36
Anëtari i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, Muhamet Hamiti

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka rikujtuar zgjedhjet lokale të cilët ishin mbajtur sot një vjet.

Hamiti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka shkruar se LDK ka dalë e para me votë popullore, me kryetarë komunash dhe me asambleistë.

Sipas tij, LDK ka dalë e para edhe me votën e diasporës.

Ai ka treguar gjithashtu, se LDK po përgatitet për zgjedhjet nacionale.

Postimi i plotë:

Përkujtesë: sot njëvjet zgjedhjet lokale 2021

Në zgjedhjet lokale të 2021-shit, #LDK-ja e para me votë popullore, me kryetarë komunash dhe me asambleistë. Po ashtu, me votën e diasporës.

#LDK-ja po punon të dalë e para në zgjedhjet nacionale.

#LDKepara

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat