Familja e Haki Imerit ka reaguar në lidhje me fjalimin e mbajtur të Edi Ramës në KiE.
Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri u shpreh se ‘piktori’ nuk e ka kuptuar se Gjykata Speciale është duke punuar që të sjellë drejtësi për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.., përcjell “Bota sot”.
“Çështja është se nuk i beson kush Edi Ramës, nuk i beson kush shtetit që ai drejton, për këso çështjesh dhe çështje të tjera”.
Postimi i plotë
Edi Rama ne këshillin e Europës bëri teatër, në këtë rast pamë një protagonist të marrë dhe një 'piktor'; që tallej me të akuzuarin, paraburgosur në Hagë.
Edi Rama kryministër i një shteti i cili e ka të legalizuar krimin dhe korrupsionin në çdo cep të administratës dhe shoqërisë ajo që ai pretendonte del të jetë bllof i një njeriu që po jep shpirt politikisht.
Çështja është se nuk i beson kush Edi Ramës, nuk i beson kush shtetit që ai drejton, për këso çështjesh dhe çështje të tjera,
Piktori nuk e ka kuptuar se Gjykata Speciale është duke punuar që të sjellë drejtësi për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë..