Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin e rrëmbimit të biznesmenit Bedri Rexhepi nga Lipjani, i cili ishte raportuar i zhdukur nga muaji prill i vitit 2021.
Siç bën të ditur Prokuroria, konferenca do të fillojë nga ora 10:30.
“Në këtë konferencë do të prezantojë prokurori i rastit. Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, thuhet në njoftim.
Më 30 shtator, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka identifikuar një lokacion të dyshimtë në Novobërdë ku dyshohet të jetë trupi i zhdukur i Bedri Rexhepit.
Për rastin e zhdukjes së viktimës janë arrestuar disa persona të dyshuar, teksa disa ndodhen në paraburgim.