Naim Miftari: Thaçi nuk është në burg për luftë kundër serbëve, por dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve!

Aktuale

Naim Miftari: Thaçi nuk është në burg për luftë kundër serbëve, por dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve!

Nga: N. Sh. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:09
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk po mbahet në burg për trafikim organesh apo për luftë kundër ushtrisë e policisë serbe.

Sipas tij, Thaçi dyshohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë për vrasjen e dhjetërave shqiptarëve gjatë luftës.

Miftari kështu është shprehur në një reagim të cilin e bëri në rrjetin Facebook, kunder kryeministrit shqiptar Edi Ramës, të cilin e quan shoki Aleksandër Vuçiqit.

Postimi i plotë:

Kinse sot po brengoset i biri i k... komuniste, shoku i Aleksandër Vuçiqit tani për Hashim Thaçin kur po i duhet me iplementu projektin Open Ballkanin (Serbia e madhe).

Ish presidenti i Kosovës nuk po mbahet në burg për kinse trafikim organesh, as për lufët kundër ushtrisë e policisë serbe, se rezulltati është zero të vrarë, zero tē plagosur serb, ish presidenti po mbahet në burg se dyshohet se ka urdhëruar, ka marrë pjesë edhe vet dhe ka pas dijeni për vrasjen e dhjetëra shqiptarëve gjatë luftës!

Njëjtë sikurse baba i juaj komunisti Kristaq Rama kur pushkatonte patriotë e shkrimtarë, e ideologa shqiptarë anë e mbanë Shqipërisë, njëjtë si kur xhaxhi i jon Enveri na la 1945 nën Jugosllavinë e Titos, tani i biri k... komuniste në 2022 po luan të njëjtën lojë që prapë Kosova të jetë nën juridiksionin ekonomik e politik serbë, por sa të ka Kosova djemë e çika si Albini, Glauku, Haxhiu, Vjosa, Donika, Albulena... kjo nuk do të ndodh kurrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat