Edita Tahiri thotë se marrëveshja finale me Serbinë është drejt fundit dhe po fshihet nga Qeveria

Aktuale

Edita Tahiri thotë se marrëveshja finale me Serbinë është drejt fundit dhe po fshihet nga Qeveria

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:10
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë është drejt fundit.

Tahiri në shkrimin e saj në Facebook, pretendon se Qevera po e fsheh marrëveshje.

Ajo ka ngritur dyshime nëse Qeveria edhe miratimin e marrëveshjes finale do të bëjë të fshehur.

“Marreveshja finale drejt fundit, me kujdes po fsheh qeveria. A thua edhe miratimin e marreveshjes finale me Serbine do ta bej te fshehte?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, presidenti i Serbisë në një deklaratë të bërë të hënën ka thënë se marrëveshja është çështje javësh.

Në anën tjetër nga Qeveria Kurti nuk ka ndonjë datë sa i takon marrëveshjes me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat