Ministri Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 eurove për muajin tetor.
Murati ka treguar se kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës.
Ministri thotë se kjo është shtesa e trete brenda 12 muajve të fundit.
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.
Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit - në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.
300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:
✅ 25% më shumë mbi pensionin bazik,
✅ 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe
✅ 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.
Për një shtet për të gjithë!