Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se në Budapest të Hungarisë, sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.
Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media bën me dije se ndaj S.S., është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës.,
I njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë.
Me këtërast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.