Rrëfimi i gazetares ukrainase, u strehua në Kosovë kurse vajza në Gjermani

Aktuale

Rrëfimi i gazetares ukrainase, u strehua në Kosovë kurse vajza në Gjermani

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:46
Foto nga vendngjarja

Gazetarja ukrainase, Olena Solodovnikova, ka thënë se lufta në Ukrainë që ka nisur që nga 24 shkurt u bë shkak që u nda nga bashkëshorti e vajza.

Solodovnikova, në Info Magazine, ka treguar për vështirësitë e ndarjes teksa vetë u strehua në Kosovë ndërsa burri në Gjermani e vajza bashkë me gjyshërit në Gjermani,.

“Në Ukrainë e kam bashkëshortin, ai është në një vend të sigurt tash për tash pasi është vështirë të thuash që po je i sigurt kur nga momenti në moment rrezikohet jeta prej bombardimeve të njëpasnjëshme që vijnë pas alarmeve të sirenave”.

“Kam edhe një vajzë, gjashtë vjeçe, ajo është e sigurt tani. Ndodhet në Gjermani me gjyshërit e saj. Patëm disa probleme me dokumente për shkak të disa procedurave që i ka shteti gjerman dhe nuk jemi bashkë”, tha gazetarja ukrainase.

Solodovnikova, mes tjerash, tregon se punën e vazhdoi edhe për një kohë pas ndarjes nga vajza e bashkëshorti derisa erdhi në Kosovës.

“Kur në shkurt nisi konflikti, unë u zhvendosa nga perëndimi i Ukrainës në afërsi të Lviv-it dhe me pastaj gjithë familja ime migruan në Gjermani pos meje. Unë mbeta për te raportuar për luftën dhe për atë që po ndodhte. Vazhdova punën si gazetare në të përjavshmen “The Ukrainian Ëeek “ përmes artikujve të ndryshëm, përmes intervistave me diplomatë e ambasadorë”.

Atëherë mendoja se lufta do të mbaroj për dy muaj, kurrë nuk e kisha menduar se do të zgjaste kaq shume. Mendoja se ne e kishim mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se ata do të na ndihmojnë e nuk do të zgjedhin ketë mënyrë se kanë zgjedhur për ta trajtuar konfliktin në Ukrainë” tha ajo.

Në Kosovë deri më tani janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas në kuadër të programit të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF “Journalists in Residence – Kosovo” – i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat