Publicisti Liri Loshi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ironizuar me ata që pretendojnë se janë të vetmit që e kanë çliruar vendin.
Ai ka shkruar se ata vet e kanë çliruar Kosovën dhe vetë bëjnë çka të duan me të e kanë çliruar Kosovën dhe vetë bëjnë çka të duan me të.
Madje, Loshi treguar një ngjarje nga lufta duke e lidhur me këtë temë.
Postimi i plotë:
Çka ka ky që iu përzihet atyre? Ata e vetë e kanë çliruar Kosovën dhe vetë bëjnë çka të duan me të. Me dashtë e ndajnë me Serbinë e me dashtë ia falin krejt!
Lidhur me këtë po ua tregoj një rast interesant nga lufta . Një fshatari i kishte mbetur traktori në një vend të keq, të cilin e kontrollonin forcat serbe. Po një ushtar yni (i UÇK-së) që ishte vërtet trim, kishte arritur të hynte në atë vend të rrezikshëm dhe ta shpëtonte traktorin. Dhe, pastaj po e përdorte për nevoja të luftës. Në fakt ai po e ngaste vetë, por shërbimet e tij ishin në kuadër të luftës.
Një ditë, i kërkojnë që t’i kthehej traktori pronarit. Edhe pse ky iu tha se i nevojitej për të kryer disa aksione tjera, iu kërkua po thuaj në mënyrë ultimative që traktori t’i kthehej pronarit menjëherë. ”Ok, po ia kthej”, u pajtua ai. Dhe, shkoi dhe e la traktorin aty ku e kishte marrë! “Ja ku e keni, merreni”, iu tha. Për fat të keq nuk gjendej një njeri tjetër që guxonte të hynte në atë vend të rrezikshëm! Pas disa ditësh, u arrit pajtimi që ky ta merrte traktorin prapë dhe t’ia kthente pronarit kur të donte ai!
Mos ua prishni! E kanë çliruar vetë! Po e kthyen atje prej nga e nxorën, ç’bëjmë ne të shkretët?!