Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të vazhdojë me video nëpër të cilat kritikon qeverisjet e kaluara.
Kësaj radhe, Vetëvendosje ka treguar të rriturat e saj në Qeveri, duke thënë se “ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës”.
Sipas kësaj partie, Qeveria e re edhe pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk do po përballet vetëm Kosova, por e gjithë Evropa.
“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t'ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa.
Në videon më poshtë do të mund të shihni veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky system”, shkruhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi dhe video më poshtë:
Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t'ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa.
Në videon më poshtë do të mund të shihni veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky sistem.