Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të kryhet para dhjetorit të këtij viti.
Ai u shpreh se beson që kryeministri Albin Kurti nuk ka shkon dhe do të përball me këtë gjendje.
Megjithatë, ai shtoi se nuk do ta lë vetëm shefin e qeverisë. U shpreh se është koha e duhur për marrëveshjen finale mes dy vendeve.
“Cilindo kryeministër sepse është çështje e interesit nacional. Ekziston një ofensivë ndërkombëtare për ta përfunduar këtë çështje. Jemi në fazën finale, ditëve apo para javëve të një marrëveshje finale. Është e mundshme (para dhjetorit). Besoj që interesi i ndërkombëtarëve është serioze. Ka një kornizë kohore”, theksoi ai.