Intensifikohen përpjekjet për dialogun, Osmani deklarohet pas takimit me Escobarin

Aktuale

Intensifikohen përpjekjet për dialogun, Osmani deklarohet pas takimit me Escobarin

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 12:08 më 19.10.2022
Gabriel Escobar me Vjosa Osmanin

​Escobar pas takimit me Kurtin: Shpreha mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i vendosur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër të saj.

Kreu qeveritar, pas takimit me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën, tha se Kosova përmes propozimeve konkrete gjithmonë është treguar palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.

Kurti: Jemi konstruktiv në dialog, marrëveshja me njohjen reciproke në qendër

Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. Mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces”, tha ai.

Në konferencën e përbashkët për medie, kryeministri Kurti, tha se Kosova është aleat në vlera dhe partner në qëllime me ShBA-në.

Kurti: Me ShBA-të jemi aleat në vlera dhe partner në qëllime

Me ShBA-të jemi aleat në vlera dhe partner në qëllime. Rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuara në vendosjen e sanksioneve ndaj federatës ruse dhe mbështetjen e pa rezervë për Ukrainën dhe popullin e saj dëshmojnë aleancën dhe partneritetin tonë. Në të njëjtën kohë edhe dallimin me gjithë atë të tjerët që nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të vërtetës dhe të drejtës”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, emisari Gabriel Escobar tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë një partneritet të palëkundshëm.

Ai shprehu mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Escobar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë një partneritet të palëkundshëm

Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë dhe implikimet rajonale nga dialogu. Po ashtu edhe rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë tuaj. Është e rëndësishme të rreshtoheni në vlerat evropiane në këtë kohë krize në kontinentin evropian. Dua të theksoj sërish se ShBA e mbështetë Kosovën në gjitha aspiratat e saja euroatlantike dhe do të shohim mundësitë për të pasur partneritet me Republikën e Kosovës për të mundësuar një gjë të tillë”, theksoi Escobar.

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare. Ai takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa pritet të takohet edhe me liderët opozitarë në vend.

Kurti: Kosova e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me emisarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Gabriel Escobar. Pas takimit me shefi i ekzekutivit kosovar dhe mysafiri amerikan kanë mbajtur konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  tha se në takim kanë folur për raportet dy palëshe, partneritetin, për progresin, ballafaqimin me krizën energjetike si dhe dialogun me Serbinë, raporton RTKlive.“Republika e Kosovës është e palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut, jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti, raporton RTKlive. Sipas tij SHBA Kosova janë aleate në vlera dhe partnere në qëllim. Kurti ka folur edhe për rreshtimin e Kosovës, në rastin e Ukrainës duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Kurse i deleguari amerikan, Gabriel Escobar, ShBA janë partner të Kosovës. “Kosova dhe SHBA kanë partneritet të palëkundur. Ne diskutuam për marrëdhënie dhe çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, implikimet rajonale nga dialogu dhe rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë sovranitetit dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar.

Ai ka përmendi rreshtimin e Kosovës në rastin e Ukrainës dhe SHBA do ta mbështesin Kosovës në të gjitha aspiratat e saj.

​Osmani: Kosova është e gatshme të rrisë angazhimin që të intensifikohet procesi i dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e Kosovës për intensifikimin e procesit të dialogut me Serbinë.

Pas takimit me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Osmani tha se Kosova gjithmonë ka qenë pala konstruktive në dialog.

Osmani: Kosova është e gatshme të rrisë angazhimin që të intensifikohet procesi i dialogut

Sot diskutuam edhe nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kam ritheksuar se Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala konstruktive në këtë proces. Po ashtu është e gatshme të rrisë edhe më shumë angazhimin dhe gatishmërinë e saj në mënyrë që të intensifikohet procesi i dialogut” tha ajo.

Në konferencën e përbashkët për media, Osmani akuzoi Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, si dhe përkrahjen dhe financimin e strukturave ilegale në veri.

Osmani: Serbia po i përkrah politikisht e financiarisht strukturat ilegale në veri

“Shfrytëzova gjithashtu rastin për të shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë dhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individ të sanksionuar nga qeveria e ShBA-së. Jo vetëm që Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë këto struktura kriminale, por vazhdojnë t’i mbështesin financiarisht dhe politikisht”, shtoi Osmani.

Më i rezervuar për procesin e dialogut u shpreh emisari Escobar, mirëpo shprehi mbështetjen për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

Escobar: Shprehi mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Qëllimi i vizitës është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe mike të mirë. Është miqësi e partneritet i bazuar jo vetëm në interes të përbashkët, por edhe në ndarjen e vlerave të njëjta. Kam dëshirë të shprehi mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe solidaritetin për Kosovën në këtë kohë krize. Mënyra për të thelluar këtë partneritet dhe mbështetjen për pjesëmarrjen tonë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuar për agjendën tonë të përbashkët. Mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikatori i rëndësishëm se si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”, theksoi ai.

Në anën tjetër, presidentja Osmani tha se vizita e Escobar rikonfirmon mbështetjen amerikane për Kosovën. Sipas saj, historia ka dëshmuar se angazhimi i ShBA-së në Kosovë dhe rajon është ekzistencial.

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit me krerët institucional, ai pritet të takojë edhe liderët opozitarë

Escobar takohet edhe me kryeministrin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ke ka pritur në takim zëvendësndihmës-sekretari e ShBA-së, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Fillimisht ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin.

Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë–Serbi.

Osmani i ankohet Escobarit për Serbinë

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova është e gatshme ta intenfsifikojë dialogun me Serbinë.

Ajo pas takimit me të dërguarin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se me të ka diskutuar pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë.

Sipas saj, historia dëshmon se angazhimi i ShBA në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial.

“Kjo është reflektuar dhe në sanksionet diskutuam dhe nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kosova është dhe gjithmonë ka qenë pala konstruktive në këtë proces e po ashtu është e gatshëm eta rris angazhimin e saj që ta rris intensifikimin në procesin e dialogut”.

“Shfrytëzova rastin për ta shpreh pakënaqësinë tonë për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë duke përfshirë në veçanti, refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale. Jo vetëm që ka refuzuar t’i shpërbëj por vazhdojnë ti mbështesin dhe financiarisht. Ne mund të jemi një vend i vogël, por duke punuar për së afërmi me partnerët tanë amerikanë do të vazhdojmë së bashku me të arritura të mëdha”.

“Vizita e Eskobarit ka kontribuar në këtë drejtim, ku kemi adresuar një sërë çështjesh të cilat janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të afërt me ShBA-në”.

“Historia dëshmon se angazhimi i ShBA në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistenciale sa më shumë të kemi nga aleati ynë i fuqishëm ShBA, aq më të mira janë rezultatet paqes dhe stabilitet të gjatë në rajon. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja euroatlantike e aleatëve tanë”.

“Potencova rendësin për fillimin sa më parë të dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve tonë. Në takim shpreha angazhimin tonë për synime tona të përbashkëta. Kosova po bën çka është e mundur për të mbështetur aleatët tanë”.

Escobar fjalëpak pas takimit me Osmanin, kjo është deklarata e tij

Zëvendësndihmës-sekretari e ShBA-së, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë fjalëpak pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Escobar dhe Osmani nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.

“Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritetin përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Escobar shtoi se Kosova ka kontribuuar shumë në agjendën e tyre të përbashkët.

“Jam krenar të them që Kosova ka kontribuar shumë në agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm sesi Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”.

​Osmani: Jemi të gatshëm për intensifikim të dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme për intensifikimin e procesit të dialogut me Serbinë.

Pas takimit me të dërguari e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Osmani tha se Kosova ka qenë gjithmonë palë komstruktive në dialog.

"Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala komstruktive në këtë proces, po ashtu është e gatshme për intensifikim të procesit. Po ashtu shpreha shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia", tha ajo.

Ndërsa, Escobar u shpreh i rezervuar për procesin e dialogut, derisa shprehu mbështetjen për Kosovën.

Nis takimi mes Osmanit dhe Escobarit

Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit.

Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.

Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media.

I dërguari special i Bidenit sot në Kosovë, i viziton të gjithë me rend

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar sot do të vizitojë Kosovën.

Në kuadër të intensifikimit të dialogut, diplomati amerikan sot në orën 08:45 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media. Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare.

Detaje të tjera për këtë vizitë nuk janë dhënë, megjithëse është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar takon partitë opozitare.

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin. Në dy takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, Lajçak ka thënë se temë boshte e diskutimit kanë qenë targat dhe energjia.

Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë –Serbi.

I fundit ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bisedoi përmes telefonit me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq. E në këtë proces janë angazhuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët kanë dhënë një propozim për marrëveshjen dypalëshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat