Rikthehen takimet në kuadër të Procesit të Berlinit

Aktuale

Rikthehen takimet në kuadër të Procesit të Berlinit

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Prej nesër rikthehen takimet në kuadër të Procesit të Berlinit.  Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Radio Kosovën burime në Berlin.

Të enjten do tëmbahet takimi i ministrave të Brendshëm, derisa të premten në takim do të jenë ministrat e Jashtëm. Po ashtu, të hënën do të mbahet takimi i ministrave të Energjetikës. Ndërkaq, më 3 nëntor po në Berlin mbahet Samiti i Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit ka filluar në vitin 2014 me qëllim afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, ndërsa projektet kanë qenë të orientuara në zhvillimin e infrastrukturës, biznesit, shkëmbimeve rajonale të të rinjve, pajtimin ndërmjet popujve dhe zhvillimin kulturor e shkencor.

Procesi i Berlinit është rikthyer në vëmendjen e Qeverisë gjermane përsëri pas zgjedhjes së Qeverisë së re në krye me kancelarin Scholz. Ai, ka vendosur si prioritet Ballkanin dhe Kosovën, ndërsa ka caktuar Manuel Sarazinin të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, kurse Jens Ploetner të dërguar e tij për dialogun Kosovë – Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat