​Katër raste me COVID

Aktuale

​Katër raste me COVID

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja pozitive me COVID-19, nga testimi i 102 mostrave.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 14.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.413 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.785 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.259 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,801 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat