Profesori universitar, Arben Fetoshi ka deklaruar se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sot mund të mos jetë problematik, por që sipas tij, pas 10 viteve mund të jetë shumë problematik.
Fetoshi tha se procesi i Asociacionit është proces dinamik dhe një kornizë statike e cila interpretohet mbi bazën e llojit të interpretimit juridik që duam.
“Është proces dinamik që ndryshon vazhdimisht, e dyta është një kornizë statike të cilën e interpretojmë mbi bazën e llojeve të interpretimit juridik që duam.
Sot Asociacioni sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese mund të mos jetë fare problematik për Kosovën, por në një rrethanë të re, në një kontekst të ri pas 10 viteve, mund të jetë shumë problematik”, ka thënë ai.