Haradinaj e pranon ftesën e Kurtit, merr pjesë në takimin e së premtes

Aktuale

Haradinaj e pranon ftesën e Kurtit, merr pjesë në takimin e së premtes

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Media raportoi paraprakisht se kryeministri Kurti ka ftuar për takim, tre liderët opozitarë.

Deri tani vetëm Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërkaq lidhur me vendimin e dy liderëve tjerë opozitarë, Abdixhikut dhe Krasniqit, do të mbeteni të informuar në lajmet në përditësim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat