Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me fjalimin e këtij të fundit në Këshillin e Evropës ku foli për raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty.
Ai tha se Kosova ka humbur absolutisht shumë nga një fjalim i tillë.
Sipas tij, Rama nuk e ka pasur mirë në asnjë çështje teksa ishte duke folur në Këshillin e Evropës.
Ligjvënësi i pushtetit theksoi se Rama duhet t’i respektojë institucionet e Republikës së Kosovës.
“Ka humbur absolutisht shumë nga fjalimi i Edi Ramës. Kur flet për Kosovën, luftën, gjykatën speciale, zotëri Rama duhet t’i respektojë institucionet e Kosovës, nuk mund të flet nëpërmjet prizmit të Beogradit me lansu çështje në momentin që ne kemi aplikuar në Këshillin e Evropës dhe ta ridrejtojë fokusin në vend së të drejtohet në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Abazi.
Po ashtu, ai tha se Rama nuk e ka bërë asnjë zë kur është themeluar Gjykata Speciale në Kosovë.
“Në kohën kur Edi Rama s’ka bërë zë fare për atë punë”, vijoi ai në ATV.