Sefaj: Ligji i Pagave është ligj i pabarazisë

Aktuale

Sefaj: Ligji i Pagave është ligj i pabarazisë

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:56
Ali Sefaj

Ali Sefaj nga Sindikata e Shërbyesve Civil, ka folur për pakënaqësitë e shërbyesve civilë me Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarë Publik.

Sipas Sefajt Ligji i Pagave është ligj i pabarazisë dhe nuk i përmbush kërkesat e kohës.

“Ligji për Paga është ligj i pabarazisë është ligj që nuk merr për bazë minimumin jetik, është ligj që nuk ka rrjedhë logjike, është ligj që nuk i përmbush kërkesat e kohës dhe është ligj që e rritë pabarazinë”, u shpreh Sefaj.

Ai tha se nuk ka pagë të njëjtë për punë të njëjtë sepse sipas tij, zyrtari ligjor apo ai i administratës në cilindo nivel, do të duhej të kishte pagë të njëjtë për punë të njëjtë

“Tek pjesa te zyrtarët e financave dhe të prokurimit në Presidencë dhe në Kryeministri më mirë paguhen zyrtarët që mund të menaxhojnë shuma të vogla apo të udhëheqë procedurat e prokurimit, karshi zyrtarëve të institucionit nga vij unë që mund të kenë buxhet 300 milionë. Thjeshtë paga duhet të jetë mbi rëndësinë e punëve angazhimit, e jo mbi rëndësinë e institucionit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat