Maliqi: Jemi larg të një marrëveshje përfundimtare për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Maliqi: Jemi larg të një marrëveshje përfundimtare për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:03
Afërdita Maliqi

Analistja Afërdita Maliqi, ka folur për vizitën e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, ku tha se mendon që BE-ja dhe ShBA-të po mundohen të kenë një marrëveshje përfundimtare për dialogun Kosovë-Serbi.

“Fillimisht është shumë e rëndësishme që këto vizita bëhen nga përfaqësuesi i ShBA-ve duke e pasur parasysh relacionet që i kemi na me ShBA-të. Viza e sotme konsideroj se ishte përpjekje edhe e BE-së me ncit ose me me përshpejtu dialogun e një marrëveshje përfundimtare. E dimë që realisht jemi larg të një marrëveshje përfundimtare.”, tha Maliqi.

Maliqi, është shprehur se qeveria aktuale për dallim nga partitë e tjera që kanë qenë në pushtet, nuk kan tentuar të diskutoj me opozitën sa i përketë dialogutr Kosovë-Serbi.

“Partitë tjera që kanë qenë në pushtet ose që e kanë udhëheq dialogun kanë tentu për shembull me pas një koordinim me opozitën, kjo Qeveri absolutisht deri më tani nuk kemi parë që ka tentu me diskutu me opozitën ose me pranu me thirrë në ekipin e vet dikë nga opozita.”, tha Maliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat