Escobar: Marrëveshja nuk është çështje vitesh, kolegët e mi evropianë flasin për çështje javësh

Aktuale

Escobar: Marrëveshja nuk është çështje vitesh, kolegët e mi evropianë flasin për çështje javësh

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 20:52
Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se arritja e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh.

Ka thënë se këtë e ka dëgjuar nga kolegët e tij evropianë.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh”, ka thënë Escobar në një intervistë për Kanal 10.

Escobar ka thënë se marrëveshja duhet të jetë e shpejtë, por se caktimi i afatave kohore u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve.

“Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjëi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon. Ne do të donim ta shihnim Kosovën të rreshtohet më shumë sa i përket çështjeve të stabilitetit rajonal dhe kjo është rruga për ta bërë”, ka shtuar Escobar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat