Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.
Krasniqi i ka përgëzuar për punën, fuqizimin dhe rritjen e partisë në Zvicër.
“Dega e PDK-së në Zvicër është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në fuqizimin dhe rritjen e partisë atje. Për t'i falënderuar për përkushtimin e palodhshëm, sot pritëm në selinë qendrore kryetarin dhe mikun tim Ragip Xhaka me një pjesë të kryesisë së degës sonë në shtetin helvetik.
Rritja dhe fuqizimi i PDK-së në mërgatë po vjen me organizim të mirëfilltë, program të qartë, angazhim të madh dhe përfaqësues dinjitoz si Ragip Xhaka dhe bashkëpunëtorët e tij!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.