Muja: Kosova mund të ketë përsëri probleme me Serbinë nëse ajo...

Aktuale

Muja: Kosova mund të ketë përsëri probleme me Serbinë nëse ajo...

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:38
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se shteti ynë përsëri do ketë probleme me Serbinë në qoftë se brenda shtetit serb nuk ka një konsensus ose transformim rrënjësor politik me të cilin ata dakordohen që ta lënë Kosovën.

Më tej, Muja tha se në të kaluarën ka pasur pretendime se Serbia kishte njohur Kosovën si shtet, prandaj kjo sipas tij, duhet të merret parasysh.

“Në rast se Serbia ka dëshirë të destabilizojë, ose brenda Serbisë nuk ka një konsensus ose transformim rrënjësor politik me të cilin ata dakordohen që ta lënë Kosovën vetëm, e konstruktivisht të angazhohen për ta ruajtur paqen në Ballkan, përsëri do kemi probleme me Serbinë. Duhet ta kemi parasysh që edhe në vitin 2013 deri në vitin 2015 tërë kohën na u është thënë se kjo punë ka përfunduar. Pra, me asociacione dhe me marrëveshjen e Brukselit, ka pas pretendime edhe në opinionin publik të Kosovës që kjo punë ka përfunduar, kinse Serbia na ka njohur si shtet por vetëm se në letër nuk e kanë vendosur”, deklaroi Muja.

Muja vlerësoi se rendi botëror dhe forma se si është ndërtuar ky rend, tashmë ka ndryshuar, pasi siç tha ai, të gjithë akterët evropianë e dinë se shtetet nuk po sfidohen më vetëm në kuptimin konvencional.

“Çështja kryesore është se mos po u lëmë gjeneratave të reja probleme me të cilat ne duhet të ballafaqohemi”, ka shtuar tutje Muja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat