Muja: Kërkesa për Asociacionin është e Vuçiqit dhe Petkoviqit, jo e serbëve lokalë

Aktuale

Muja: Kërkesa për Asociacionin është e Vuçiqit dhe Petkoviqit, jo e serbëve lokalë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 00:00
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja thotë se kërkesa për zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është kërkesë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe e drejtorit të së ashtuquajtures "Zyrë për Kosovën" në Qeverinë serbe, Petar Petkoviqit.

Muja theksoi se nuk ka dëgjuar ndonjëherë që kjo kërkesë është bërë nga serbët lokalë.

“Hera e parë që po dëgjoj prej serbëve lokalë, se zakonisht kërkesën për Asociacionin, me thënë të drejtën çdo takim që kemi pasur edhe jashtë vendit, nuk është që të paktën na e ka thënë dikush, kanë qenë momente kyçe kur këto gjëra diskutohen, ta zëmë është dialogu i struktruar me BE-në që bëhet, personalisht nuk i kam dëgjuar unë ndonjëherë…kërkesën është duke e bërë Vuçiqi dhe Petkoviqi”, tha ai.

Formimi i Asociacionit është përfshirë në kuadër të Marrëveshjes së parë të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më 2013, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sa i përket kësaj çështjeje, kryeministri Albin Kurti, vazhdimisht ka deklaruar se nuk do ta pranojë themelimin, meqë sipas tij ky asociacion është një etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat