Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje të mundshme mes dy shteteve.
Tahiri në T7 tha se çfarëdo kompromisi që lidhet me të arriturat që i ka Kosova është i gabueshëm.
“Është gabim shumë i madh, dhe çfarëdo kompromisi që lidhet me të arriturat që i ka Kosova, sepse këto arritje nuk janë veç tonat janë të 20 vjetëve që i kemi bo me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.
“Ne si Kosovë duhet të kërkojmë, partneritetin për paqe që na dërgon në NATO dhe njohja e 5 shteteve që na dërgon në BE”, shtoi Tahiri.