Tahiri i AAK-së “çmendet” nga Qeveria Kurti: A jeni more në mend?

Aktuale

Tahiri i AAK-së “çmendet” nga Qeveria Kurti: A jeni more në mend?

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 12:10
Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i indinjuar me projektligjin që Qeveria Kurti, përmes caktimit të masave të përkohshme të produkteve themelore, po tenton ta kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri tha se AAK-ja nuk e mbështet këtë projektligj, pasi thotë se është “ligj politik”.

“Ku në botë e cakton shteti apo ministria marzhën?”, pyeti i mllefosur Tahiri, gjatë Kuvendit.

Madje, ai iu drejtuar pushtetit se “a janë në mend” për caktimin e marzhës së produkteve esenciale.

“Neni 5, shihni vetëm pikën 1.2 thotë ndalimi i largimit nga shitja e produktit, neni 1.3 caktimi i marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë. A jeni more në mend?

Ku e cakton qeveria marzhën? Mbi çfarë baze qeveria ia cakton sektorit privat marzhën. Kaq, e kalkulon koston, dhe e përcakton profitin. Ky është shtet demokratik, i tregtisë së lirë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat