Deputetja e LDK-së kërkon rrëzimin e qeverisë Kurti

Aktuale

Deputetja e LDK-së kërkon rrëzimin e qeverisë Kurti

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 12:18
Valentina Rexhepi-Bunjaku

Deputetja e LDK-së, Valentina Rexhepi-Bunjaku ka kritikuar në disa tema Qeverinë Kurti.

Sipas saj,  pushteti po i interpreton statistikat sipas qejfit të vet për ekonomi e punësim, kurse thotë se qytetarët po e përjetojnë vitin më të vështirë të krizës ekonomike, të çmimeve dhe shportës familjare.

Ajo foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, teksa përmendi edhe ‘kompromiset e reja’.

“Po hymë në dimrin më të vështirë pa asnjë plan konkret nga Qeveria. Negociatat me Serbinë janë në pikën më të keqe që nga Rambujeja, me kompromise të reja, pa përfitim dhe pa transparencë”, shkroi ajo në Facebook.

Megjithatë, Bunjaku shprehet se kjo qeveri duhet të largohet sa më shpejt.

“Humbje e orëve mësimore për teke qeveritare. Shëndetësia futet në regres e ikje të mjekëve. Qeveri me qeverisje të dështuar në çdo aspekt. Qeveri për të ecur që moti në shtëpi”, përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat