Profesori Enver Bytyçi pas takimit ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Ai vlerëson figurën e saj, duke thënë se “te Presidentja Osmani bashkohen dija, kultura, tradita, logjika e racionalja me rrënjë në identitetin kombëtar e euro-atlantik”
Postimi në Facebook:
Me ikonën e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani!
Politika shqiptare duhet ta dëgjojë zërin e saj, sepse te Presidentja Osmani bashkohen dija, kultura, tradita, logjika e racionalja me rrënjë në identitetin kombëtar e euro-atlantik!