Molliqaj: Çdo parti që bëhet pjesë e takimeve të Kurtit, bëhet pjesë e pazareve të tij

Aktuale

Molliqaj: Çdo parti që bëhet pjesë e takimeve të Kurtit, bëhet pjesë e pazareve të tij

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:08
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një video të publikuar në Facebook, ka thënë se Kryeministri Kurti nuk e meriton që liderët opozitarë t’i shkojnë në takim të premten.

Ai ka thënë se Kurti po bën marrëveshje e po dialogon fshehurazi, në asnjë rrethanë nuk e meriton t’i shkojnë në takim.

“Një kryeministër që dialogon e merret vesh fshehurazi, një kryeministër i cili shantazhon e kërcënon opozitën, nuk meriton në asnjë rrethanë dhe për asnjë kusht t’i shkohet në takim e t’i legjitimohen rrugët e rrezikshme që i ka zgjedhur”, ka thënë Molliqaj në videon e publikuar.

Tutje ai ka thënë se ajo parti që bëhet pjesë e takimit të Kurtit, sipas tij ajo parti bëhet pjesë e pazareve të Kryeministrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat