​Bislimi-Hovenier: Kosova vazhdon të mbetet palë aktive në procesin e dialogut

Aktuale

​Bislimi-Hovenier: Kosova vazhdon të mbetet palë aktive në procesin e dialogut

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:30
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi në takim me ambasadorin e SHBA-së Jeffrey M. Hovenier

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, me ç’rast u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve mike.

Në takim u diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës ndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, tha Bislimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat