Lajmërohet Elez Blakaj, ka një këshillë për “trimat” të facebook-ut

Aktuale

Lajmërohet Elez Blakaj, ka një këshillë për “trimat” të facebook-ut

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:14
Elez Blakaj

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se dikush anonim po merret me të.

Ai i ka këshilluar ata që siç i quan janë pa identitet të lexojnë dhe ta shërojnë veten, sepse ata që qëndrojnë pas jush janë duke abuzuar me ju.

Postimi në Facebook:

Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën!

Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat