Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshojë rrugë.
Lidhur me këtë deklaratë të Mustafës ka reaguar deputeti i VV’së, Artan Abrashi.
Duke shpërndarë deklaratën e Mustafës, Abrashi tha se pensionistët janë të gatshëm të kthehen që t’i japin edhe më shumë Serbisë.
“Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë”.