Berisha pas sekuestrimit të vilave në Brezovicë: S’mund t’i merret prona askujt në mënyrë arbitrare

Aktuale

Berisha pas sekuestrimit të vilave në Brezovicë: S’mund t’i merret prona askujt në mënyrë arbitrare

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 20:23
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, ka reaguar pas sekuestrimit të vilave në Brezovicë, i cili ka thënë se ato vila posedojnë dokumentacion të rregullt dhe se kanë paguar çmimet e tregut,.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka theksuar se ky është një vendim i kundërligjshëm.

Tutje ai ka shtuar se pronarët e ligjshëm të këtyre vilave do të fitojnë këtë betejë ligjore.

Postimi i plotë i tij:

Sekuestrimi i Vilave ne Brezovice nga pronaret qe posedojne dokumentacion te rregullt e kane paguar cmimet e tregut, eshte vendim i kunderligjshem dhe arbitrar.

Privimi nga e drejta prones me arsyetimin se dikush qenka korruptuar me rastin e leshimit te lejeve te ndertimit eshte antikushtetues.

Pronaret e ligjshem do e fitojne kete beteje ligjore, pavaresisht krekosjeve te pushtetit e ambicieve karrieriste te prokurorit te shtetit.

Nuk mund t'i merret prona askujt ne menyre arbitrare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat