Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka marrë sot pjesë në takimin e ministrave përgjegjës për sigurinë e brendshme dhe migracionin në vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Kornizës së Procesit të Berlinit në dobi të rajonit dhe më gjerë.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, ka shkruar Sveçla.