Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takimin e së premtes.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për Dukagjinin se uniteti është i domosdoshëm në këtë proces.
“Gjithë spektri politik duhet të i unifikojë qëndrimet dhe së bashku duhet t’i shohim qëndrimet dhe të shohim çka përfiton Kosova dhe çka nuk përfiton dhe me një baraspeshë, dhe nuk mund të them se a duhet të pranojnë tash liderët, mirëpo ne gjithmonë të gjithë kemi thënë që pjesë e marrëveshjes duhet të jetë edhe njohja”, ka thënë ajo.
Ftesës së kryeministrit Kurti për takimin e të premtes me opozitën nuk i janë përgjigjur pozitivisht PDK-ja dhe LDK-ja, sipas të cilave diskutimet duhet të bëhen në Kuvend.
Kujtojmë se kreu i ekzekutivit ka ftuar partitë opozitare për të diskutuar për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.