Haziri: Kur nuk ka marrëveshje, ka shtyrje

Aktuale

Haziri: Kur nuk ka marrëveshje, ka shtyrje

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:06
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse nuk do të bëhet një marrëveshje me dialogun Kosovë-Serbi, ajo do të shtyhet.

Kur nuk ka marrëveshje ka shtyre të afatit, ka ndodh me vite shtyrje e cështjeve që nuk kanë arritur me u dakordu, ajo që ka qenë në fund ka qenë për Kosovën e paparanueshme sepse Serbia ka pranu që targat RKS me kalu më territor të saj por me i leju regjistrimet me targa të vjetra qytetarët që dojnë me i rujt ato”, tha ndër të tjera Haziri.

Haziri, ka folur për ftesën e kryministrit të Albin Kurti ndaj partive opozitare për takim me 21 tetor.

Ai ka treguar se takimi i nesërm do të jetë vetëm për marrëveshjen që kanë pasur në takimi  e fundit me kryeministrin.

“Takimi i nesërm nuk lidhet me kurgjo tjetër përpos me marrëveshjen që ne e kemi pas në takimin e fundit me kryeministrin edhe zëvendësin e tij. Pasi që na ka njoftu për takimin e Brukselit ne kemi kërku që kryeministri ta njofton Parlamentin e Kosovës ku partitë opozitare janë të përfaqësume dhe ku roli ynë ka qenë i pakushtëzum, ne i kemi dhënë mbështetje të plotë”, tha Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat