Fetoshi thotë se ndërkombëtarët po i brengos kërcënimi potencial për një përshkallëzim të situatës

Aktuale

Fetoshi thotë se ndërkombëtarët po i brengos kërcënimi potencial për një përshkallëzim të situatës

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:12
Arben Fetoshi  

Profesori universitar, Arben Fetoshi foli për propozimin franko-gjerman për dialogun.

Duke e komentuar këtë çështje, Fetoshi tha se zyrtarët ndërkombëtarë tani më së shumti i brengos kërcënimin potencial për një përshkallëzim të situatës me Kosovën.

Ai tha se vizitat e emisarëve ndërkombëtarë kohën e fundit në Kosovë kanë ardhur në drejtim të presionit për të ardhur sa më shpejt te marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo çka i brengos më së shumti zyrtarët ndërkombëtarë aktualisht ka të bëjë me kërcënimin potencial për një përshkallëzim të situatës me Kosovën dhe  nuk duhet të harrojmë asnjëherë që zonja Nulland e ka thënë në Prishtinë që vazhdimi i status kohës është interes rus dhe mbi këtë bazë jam i prirur të analizojë këtë intensifikimin e vizitave dhe vëmendjes ndërkombëtare në drejtim të presionit për të ardhur sa më shpejt që është e mundur te marrëveshja finale”, tha Fetoshi.

Fetoshi  tutje theksoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë vazhduar duke e rritur presionin në Beograd, pasi që sipas tij, tashmë marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohet urgjente.

“Ajo që në mënyrë të vazhdueshme e ka thënë Vuçiq dhe eksponentët tjerë në Serbi që janë në presion të madh dhe që në mënyrë të padrejtë po i ushtrohet presion Serbisë pasohet me këtë draftin për Asociacionin që është një lloj baraspeshe që presioni të kthehet edhe mbi Prishtinën dhe që pastaj të ecet bashkë pasi që as në Prishtinë as në Beograd plani franko – gjerman nuk është hedhur poshtë dhe është kërkuar të shqyrtohet seriozisht”,  deklaroi Fetoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat