“Bashkë në keqqeverisje, e krah njëri-tjetrit e fqinj edhe me vila”

Aktuale

“Bashkë në keqqeverisje, e krah njëri-tjetrit e fqinj edhe me vila”

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:31
Adnan Rrustemi

Sot është publikuar një listë me emrat e pronarëve të villave në Brezovicë.

Lista përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë.

Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se ata që ishin bashkë në keqqeverisje, janë fqinj në villa në Brezovicë.

Postimi në Facebook:

Kur e sheh listën e pronarëve të vilave të sekuestruara në Brezovicë, e sheh po ashtu se, ashtu siç kanë qenë bashkë në keqqeverisje, janë bërë bashkë edhe me vila. Krah njëri-tjetrit gjatë ushtrimit të funksionit e përfitimeve, krah njëri-tjetrit e fqinj edhe me vila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat