Çollaku i PDK-së: Ftesa e Kurtit për takim me opozitën ishte sa për sy e faqe

Aktuale

Çollaku i PDK-së: Ftesa e Kurtit për takim me opozitën ishte sa për sy e faqe

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:34
Bekim Çollaku

Bekim Çollaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për ftesën për takim që kryeministrit Kurti u ka bërë opozitës dhe për refuzimin e PDK-së që ta takojnë Kurtin këtë të premte.

Ai e quajti “jo të përgjegjshme” ftesën e Kurtit pasi nuk u prezentua arsyeja e kësaj ftese.

“Përgjigjia është një përgjigjie shumë e përgjegjshme, në një ftesë, që ka qenë jo e përgjegjshme. Vet formati i ftesës, dhe mosprecizimi i çështjes që do diskutohej, lë shumë për të dëshiruar. Si duket kjo është një çështje taktike e vet kryeministrit Kurti, me një qëllim të caktuar që me siguri që merr një përgjigjie çfare e ka marrë”, ka thënë Çollaku.

Çollaku tha se ftesa nuk mund të bëhet sa për sy e faqe që sipas tij është e detyrueshme të refuzohet një gjë e tillë.

”Nëse merret parasysh mënyrën se si është bërë ftesa, pa i dhënë asnjë lloj rëndësie qoftë protokolare, qoftë relacionit me një lider të opozitës, qoftë mosspecifikimit të një agjende të qartë apo çështjes që do të diskutohet, atëherë bëhet një ftesë sa për sy e faqe, të cilës edhe sikur t’jesh shumë i interesuar t’i thuash po, je i detyruar t’i thuash jo”, tha ai.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bekim Çollaku, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson bashkë me drejtuesin e saj, Memli Krasniqi, janë të hapur për të dhënë kontributin në çështjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, kurdo që ajo shtrohet në mënyrë të mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat