Mustafa: Dokumenti franko-gjerman s’duhet të pranohet nëse nuk e ka njohjen reciproke

Aktuale

Mustafa: Dokumenti franko-gjerman s’duhet të pranohet nëse nuk e ka njohjen reciproke

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:40
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se drafti i marrëveshjes për Asociacionin, i publikuar sot në medie, është i përafërt me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 dhe me dokumentin e vitit 2015.

Mustafa ka thënë se Kosova nuk bën të arrijë asnjë marrëveshje pa garancitë dhe pjesëmarrjen e ShBA-ve në dialog.

“Nuk besoj se problemi do të zgjidhet nëse ShBA-ja, janë veç mbështetëse të propozimit të kësaj nisme, pa qenë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë.

Kështu kam përshtypjen edhe nga përvoja ime, sepse vendet e Bashkimit Evropian i shohin si lehtë këto punë, këto probleme tona, ndërsa ShBA-vë e shohin krejtësisht ndryshe. Unë e respektoj deklaratën e zotit Escobar edhe angazhimin e tij, mirëpo mendoj që institucionet e Kosovës mund të bëjnë punë edhe me përfaqësuesin e ShBA-ve, Escobar edhe me të tjerët, me kusht që ata të zbatojnë atë që ka thënë presidenti Biden”, ka thënë Mustafa në transmetuesin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat