Murtezaj: Abdixhiku nuk e refuzoi takimin e Kurtit si pasojë e videove të VV-së

Aktuale

Murtezaj: Abdixhiku nuk e refuzoi takimin e Kurtit si pasojë e videove të VV-së

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:51
Valon Murtezaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, refuzimi i kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, nuk ka të bëjë me shpërndarjen e videove nga Lëvizja Vetëvendosje përmes së cilave akuzonin pushtet e kaluara për korrupcion dhe mashtrime.

Murtezaj, në Edicionin Special, tha se diskutimet për vendin duhet të bëhen në Kuvend e pastaj në takime ndërpartiake.

“Takimet e tilla duhet të kenë qëllim të qartë, duhet të njihemi me karakterin e takimit se a është njohës, informues apo vendimmarrës. Të gjitha këto kanë bërë që të shfaqet nevoja për të diskutuar në Kuvend para se të kemi takime të tilla ndërpartiake”.

“Refuzimi nuk ka të bëjë me videot, çështja është që duhet të ketë transparencë me kryetarët për procesin e dialogut e çështje të tjera”, tha Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat