Haziri: Zgjedhjet e reja s’janë befasi, LDK është e gatshme

Aktuale

Haziri: Zgjedhjet e reja s’janë befasi, LDK është e gatshme

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:14
LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është befasi nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Nuk është befasi për një vend që për katër vjet ka pasë gjashtë palë zgjedhje. Ky vend ka vujtë për stabilitet, që prej shpalljes së Pavarësisë, nuk ka pasë stabilitet.”, ka thënë fillimisht ai.

Ai më tej, ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Opozita nuk është duke kërkuar zgjedhje, më falni, LDK-ja nuk është duke kërkuar zgjedhje, LDK-ja po kërkon përmbushje të obligimeve programore dhe qytetare”, ka thënë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat