Besnik Bislimi flet pas takimit me ambasdorin amerikan, ja për çfarë diskutuan

Aktuale

Besnik Bislimi flet pas takimit me ambasdorin amerikan, ja për çfarë diskutuan

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:23
Jeff Hovenier dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Bislimi, në një njoftim të shkurtër nëpërmjet Twitter, pas takimit, ka thënë se Kosova dhe SHBA-ja janë aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime.

Ai ka thënë se ky takim rikonfirmoi partneritetin e ngushtë që e gëzojnë dy shtetet.

“Kosova dhe SHBA-ja janë aleate në vlera dhe partnere në qëllime. Takimi i sotshëm me ambasadorin, rikonfirmoi partneritetin e ngushtë që e kanë dy shtetet tona. Diskutuam edhe për rrugën përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, pas vizitës së z. Escobar”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat